Botë

Sulmi në Berlin, identifikohet autori. Pronari i kamionëve: I arrestuari nuk është autor i sulmit

20.12.2016 12:07

Forcat Speciale bastisën një hangar në aeroportin Tempelhof të Berlinit, që shërben si një prej qendrave më të mëdha të akomodimit të refugjatëve në Berlin...

Forcat Speciale bastisën  një hangar në aeroportin Tempelhof të Berlinit, që shërben si një prej qendrave më të mëdha të akomodimit të refugjatëve në Berlin, vetëm  disa orë pasi një kamion u fut në një treg të mbipopulluar, duke vrarë 12 persona dhe plagosur 48 të tjerë.
 
Policia mori në pyetje të paktën 4 persona, megjithatë nuk raportohet për të arrestuar. Është identifikuar  edhe autori i dyshuar i ngjarjes së mbrëmshme, një 23 – vjeçar nga Pakistani, Naved B, i arrestuar tashmë  nga policia. Ai besohet të ketë mbërritur në Gjermani në Shkurt si refugjat.
 
Por kushëriri i tij, që është edhe pronar i kompanisë së kamionit që u përdor për sulmin, thotë se , personi I arestuar nuk ëhstë autor I sulmit. Pronari polak i kamionit tha më parë se kishte dyshime se automjeti mund të ishte rrëmbyer.
 
“Ai që po ngiste kamionin, dhe që u largua pas përplasjes, nuk punon për firmën time. Kamioni ynë ishte në qendër të Berlinit dhe ëhstë rrëmbyer. Me siguri I ka bërë ndonjë gjë shoferit tim. Unë e kam kushëri shoferin, garantoj për të. Nuk e ka bërë shferi ynë atentatin. Ka punar në kompani tashmë 15 vjet, dicka ka ndidhur, që në orën 16:00 dje ne nuk emernim dot në telefon. Nuk na përgjigjej ai githnjë përgjigjet kur bashkëshortja e kërkon”, tha Ariel Zuravski, pronar I komanisë transportuese. 
 
Dëshmitarët e quajnë me fat faktin se sulmi ndodhi në ditë jave kur tregu nuk është aq i mbushur
 
“Ishte atmosferë shokuese edhe për ne.  ishim në një vend ku gjithkush kishte nevojë për ndihmë. Ishim shumë pak njerëz në momentin e parë dhe nuk arrinim dot tek të gjithë. Ne këkruam ndihmën e zjarrfikësve vullnetarë. Të gjithë ndihmonin , edhe njerëzit që mishin brenda tregut”, tha Sven Gerling, Zëdhënës i zjarrfikësve – Berlin.
 
“Tregu ynë në qendër të Berlinit është gjithnjë plot, gjithnjë është kështu. Por ishim me fat që nuk ishte e shtunë apo e diel pasi të hënën në mbrëmje nuk ka vblerës aq sa ka për fundjavë”, tha Jorge Luis Capristantelo, shitëse në tregun e krishtlindjeve.
 
Por duket se autoritetet në Berlin mund të kenë qenë në dijeni se po planifikohej një komplot terrorist në tregun e Krishtlindjes, ditë përpara se kjo të ndodhte.
 
Sipas burimeve të sigurisë, autoritetet në kryeqytetin gjerman kishin informacion gjatë ditëve të fundit për një sulm të mundshëm në këtë treg. Deklarata u publikua në Tëitter nga Clemens Ëergin, Shefi i byrosë së Ëashington për gazetën gjermane “Die Ëelt”.
 
Javët e fundit, i ashtuquajturi Shteti Islamik i bëri thirrje militantëve të ndërmerrnin sulme në Europë dhe inteligjenca gjermane paralajmëroi autoritetet në Berlin se tregjet e mëdha, që tërheqin turistë të huaj ishin të pambrojtura.