Maqedoni

Sopoti, Shtyhet seanca për rastin "sopoti"

20.12.2016 13:50

Shtyhet sërish seanca për rastin “Sopoti”. Edhe pse të akuzuarit dhe mbrojtja u paraqitën në seancë, e njëjta u shty për shkak se nuk u paraqit prokurori i lëndës...

Avokati Naser Raufi theksoi se fakti që prokurori i lëndës nuk është paraqitur në seancë tregon se Prokuroria Speciale Publike do ta merr përfundimisht hetimin e kësaj lëndë.

Edhe të akuzuarit u deklaruan optimist se lënda do të kalojë në duart e Katica Janevës. Seanca e radhës është caktuar për 22 shkurt 2017.