Projekti i USAID për efikasitet energjetik, 17 kompani më pak shpenzime për energji
USAID prezantoi rezultatet nga projekti katërvjeçar për menaxhment industrial...

USAID prezantoi rezultatet nga projekti katërvjeçar për menaxhment industrial, i cili ndihmoi sektorin privat për përmirësimin e konkurrencës në tregjet e vendit dhe të jashtme, përmes uljes së konsumit për energji.
“Përmirësimi i efikasitetit të energjisë elektrike është me rendësi të madhe në Maqedoni dhe shpresojmë që në këtë mënyrë do të zvogëlohet kërkesa për shpënzime plotësuese të energjisë. Shprësojmë se një numër i mjaftueshëm i kompanive do të inkuadrohen në kësisoj mënyre të enrgjisë efikase” – tha drejtori i USAID-it në Maqedoni, Xhejms Stajn.
“Me instalimin e sistemit bashkëkohor për ndjekjen dhe menaxhimin e energjisë, 17 kompani industriale në vend tani kanë mundësinë që të kontrollojnë përdorimin e tyre dhe të marrin vendime strategjike për realizimin e projekteve për rritjen e efikasitetit energjitik. Në shkallë kombëtare, këto sisteme kontribuojnë për uljen e ekspozimit në variacione të mëdha të çmimeve të energjisë, si dhe për siguri energjitike të vendit, përmes uljes së varësisë së importit të enegjrisë” – deklaroi drejtori i projektit të USAID-it për menaxhment industrial, Dragan Bllazhev.
Për implementimin e sistemit efikas të ernergjisë elektrike, në shum proekte USAID ka mbuluar 50 % te shumës totale. Nga ky proekt deri tani kanë përfituar 17 kompani vendeore. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
