Botë

Herrman: Të rishikohet çështja e refugjatëve; Merkel: Ishte sulm terrorist, do gjejmë forcë të vazhdojmë

20.12.2016 14:36

Lajmi se sulmuesi është refugjat, ka nxehur sërisht situatën në Gjermani...

Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann bëri thirrje për rishikim të çështjes së refugjatëve. 
 
“Nëse konfirmohet se ky sulm është ndërmarrë nga një azilkërkues, atëherë Berlini duhet të ndërmarrë një reflektim thelbësor për të gjithë mënyrën sesi po menaxhohet situata me refugjatët”, tha Joachim Herrmann, ministër i brendshëm i Bavarisë.
 
Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi  një hetim të detajuar mbi autorin e kësaj ngjarje, nëse ai është lejuar të hyjë në Gjermani si refugjat, duke e konsideruar këtë fakt si “tronditës”.
 
Merkel pranoi se Gjemrania tashmë edhe zyrtarisht e cilëson sulmin si terrorist.
 
“Do ta gjejmë forcën për të vazhduar të jetojnë jetën ashtu siç duam në Gjermani, në liri, të hapur dhe sëbashku. Miliona, përfshirë mua, po pyesim veten sesi mund të jetojmë me faktin se gjatë një shëtitje në një treg Krishtlindje… një vrasës mund të marrë kaq shumë jetë njerëzish, por ne nuk duam të jetojmë me frikën e së keqes”, tha Angela Merkel, Kancelare e Gjermanisë. 
 
Autoritetet nga mbarë bota kanë ngushëlluar autoritetet gjermane dhe kanë ofruar ndihmën e tyre për të hetuar rastin.
 
Ndërkohë që në gjithë europën janë shtuar masat e sigurisë në qendrat tregëtare e sidomos në tregjet e hapura të Krishlindjeve.
 
REJHANE-BUSHI-METAJ