Rasti "ryshfeti", Zaev kërkon largimin e prokurorit Milloshevski, prokuroria refuzon
Avokatet mbrojtës të Zoran Zaev, i cili është i dyshar në rastin “Ryshfeti”....

Avokatet mbrojtës të Zoran Zaev, i cili është i dyshar në rastin “Ryshfeti” kërkuan largimin e prokurorit publik Vlladimir Milloshevski, pasi që i njëjti po hetohet nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), për disa vepra penale.
Por, prokuroria themelore për krim të oraganizuar, me nënshkrim të prokurorit Zlatko Bikoski refuzuan kërkes e Zaevit. Edhe pse Gjykata planifikoi të filloj gjykimin , seance u shty përsëri me kerëkes të Zaevit, për shkak të detyrimeve të LSDM-së, dhe seanca e rradhës do të mbahet me 23 janar të vitit të ardhshëm. Zaev, tha se ka indikacione serioze se prokurori Milloshevski keqpërdorur detyrën e tij si prokuror për qëllime politike.
“Kërkuam largimin e prokurorit sepse ka indikacione serioze e prokurori Milloshevski është i përzier në shoqërim kriminel për motive dhe qëllime politike. Fatkeqësisht pas pritjes dy orëshe prokurori Themelor këtë e refuzoi, ndërsa prokurori që e refuzoi është pikërisht prokurori i rasatit Puç” – tha lideri i LSDM-së Zoran Zaev.
Avokatët e Zaevit kërkojn që të stopohet procedura për rastin RYSHFETI deri sa Prokuroria Speciale të deklarohet lidhur me padit penale të ngritura kundër prokurorit publik Vlladimir Milloshevski. (Sanije Kasami, TVM2)
