Maqedoni
Sulmi në Berlin nuk ka pësuar asnjë shtetas i Maqedonisë
20.12.2016 14:50
Sipas informatave të para nga Ambasada e Maqedonisë në Berlin, në sulmin e natës së kaluar, sipas policisë gjermane, nuk ka qytetarë të Maqedonisë të lënduar ose të vrarë...

Sipas informatave nga Ambasada e Maqedonisë, tani për tani nuk është paraqitur se ndonjë qytetar i Maqedonisë është viktimë e incidentit, i cili, sipas policisë është akt terrorist.
Ambasada e Republikës së Maqedonisë është në kontakt të vazhdueshëm me autoritete gjermane. Në sulmin, sipas informatave të deritanishme, jetën e kanë humbur 12 njerëz, ndërsa janë lënduar mbi 50.
