Botë

Fillon takimi i ministrave të jashtëm të Turqisë Iranit dhe Rusisë

20.12.2016 15:06

Takimi trepalësh në mes të Turqisë, Rusisë dhe Iranit mbi situatën në Siri ka filluar sot, ndërsa mbrëmë u bë e ditur se nuk do të shtyhet pas vrasjes së ambasadorit rus Andrey Karlov në Ankara...

Kryetari i Komitetit Ndërkombëtar në Parlamentin rus (Duma) Leonid Slutsky, deklaroi mbrëmë për televizionin Rossiya-24 se vrasja e Karlov-it nuk do të dëmtojë marrëdhëniet ruso-turke.
 
Slutsky theksoi se beson në “konkluzionet konstruktive”, që do të mund të miratohen në bisedimet e sotme në Moskë që do të mbahet pavarësisht nga “tragjedia e tmerrshme”.
 
“Tani Ankaraja dhe Moska duhet të punojnë më shpejt për t’i zgjidhur problemet që janë në rendin e ditës”, tha Slutsky.