Ankara, sulm i armatosur edhe ndaj ambasadës amerikane

20.12.2016 15:42

Pak orë pas vrasjes së ambasadorit rus në Ankara....

Pak orë pas vrasjes së ambasadorit rus në Ankara, në shënjestër të një sulmi të armatosur është vënë edhe ambasada amerikane. 

Një person ka qëlluar disa herë me armë zjarri drejt Ambasadës Amerikane në orët e para të mëngjesit të së martës. Sipas raportimeve të mediave turke, agresori është neutralizuar me shpejtësi, ndërkohë që raportohet se të shtënat janë shoqëruar me thirrjet “Betohem në Zot që ju nuk do të luani më me ne!”. Menjëherë pas këtij incidenti, përfaqësitë diplomatike amerikane në Turqi, Ambasada në Ankara dhe dy konsullatat, ajo e Stambollit dhe ajo e Adanas njoftuan mbylljen e tyre për datën 20 dhjetor.