Putin dhe Erdogan, vrasja synon prishjen e mardhënieve ruso-turke
Vrasja e ambasadorit duket se nuk do të ndikojë në raportet mes dy vendeve....

Vrasja e ambasadorit duket se nuk do të ndikojë në raportet mes dy vendeve pasi zyrtarët më të lartë në të dyja shtetet kanë deklaruar se qëllimi i ekzekutimit të kryediplomatit ishte prishja e marrëdhënieve Rusi-Turqi.
Presidenti rus Putin e quajti vrasjen provokim që synon të minojë normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
"Ky krim është padyshimin më të vogël një provokim që kërkon të cënojë normalizimin e marrëdhënieve Rusi-Turqi e të devijojë procesin e paqes në Siri, të promovuar nga Rusia, Turqia, Irani dhe vende të tjera të interesuara në fashitjen e konfliktit sirian” – tha presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin.
Qëndrim të ngjashëm pati edhe presidenti turk Erdogan I cili pas vrasjes ka realizuar edhe një bisedë telefonike me shefin e Kremlinit.
“Unë dhe Putin biem dakord që është një provokim dhe nuk ka asnjë ndasi mes nesh në këtë pikë” – tha presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.
Ndërkohë, njëri prej aleatëve më besnikë të Putin në Moskë Senatori veteran, Franz Klintsevich ka deklaruar se shërbimet sekrete të ndonjë vendi të NATO-s janë pas këtij sulmi.
