Maqedoni
Përfunduan seancat dëgjimore, gjykata vendos për 5 paditë zgjedhore
20.12.2016 15:52
Përfunduan seancat dëgjimore në Gjykatën Administrative për katër paditë e LSDM-së dhe atë të VMRO-DPMNE-së...

Përfunduan seancat dëgjimore në Gjykatën Administrative për katër paditë e LSDM-së dhe atë të VMRO-DPMNE-së ndaj vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, për kundërshtimet rreth procesit zgjedhor.
Edhepse seancat duhej të jenë të hapura për opinion, përveç dëgjimit të palës paditëse, debati dhe vendimi bëhet pas dyerve të mbyllura. Konformë Kodit Zgjedhor, pas pranimit të padive, Gjykata Administrative, ka afat prej 48 orëve që të marrë vendim, të cilin duhet ta publikojë në ueb-faqe, në afat prej 24 orëve.
Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja akuzoi Gjykatën Administrative se nuk e ka ftuar të marrë pjesë në seancën ku duhej të shqyrtohet padia e LSDM-së për votimin në vendvotimin 2011, në Tearcë. Sipas LSDM-së, gjykata e ka paralajmëruar mbajtjen e seancës në interenet vetëm 40 minuta para fillimit të seancës, dhe ka pamundësuar, kështu, pjesëmarrjen e paditësit. Mirëpo, Gjykata, pa saktësuar kohën, njofton se ka paralajmëruar në ueb faqe mbajtjen e senacës dhe se paditësin e ka ftuar përmes postës elektronike.
Ndryshe, koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja ka ngritur padi kundër katër vendimeve të KSHZ-së, në disfavor të saj.
VMRO-DPMNE-ja paditi vendimin e KSHZ-së në favor të kundërshtimit të Lëvizjes BESA, për rivotim në një vendvotim në Gostivar. Sipas VMRO DPMNE-së ky vendim është precedence pasi KSHZ ka lënduar dsipozitat e Kodit Zgjedhor, ka bërë vlerësim të gabuar të gjendjes faktike dhe zbatim të gabuar të së drejtës materiale.
Rivotimi në vendvotimin 0396/1 në Gostivar mund të ndryshojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në favor të LSDM-së, kështu VMRO-DPMNE dhe LSDM mund të dalin me nga 50 mandate, secila.
Vendimet e Gjykatës Administrative janë vendime përfundimtare.
SHPËTIM NUREDINI
