Konsumatorët ankohen, inspektoriati: Jemi të pranishëm në teren
Qytetarët gjithnjë e më shumë janë të pakënaqur me cilësinë, servisimet dhe garancionet e teknikës së bardhë.....

Qytetarët gjithënjë e më shumë janë të pakënaqur me cilësinë, servisimet dhe garancionet e teknikës së bardhë, shërbimet e telekomunikimeve dhe kompanitë që distribuojnë nxemje qendrore por dhe me faturat e larta për ujë dhe energji elektrike.
Ky është konstatimi i Organizatës së Konsumatorëve në bazë të arritjes së ankesave të qytetarëve.
“Në teritorin e Shkupit këtë vit kemi regjistruar 617 anëkesa, prej të cilave 317 kanë të bëjnë me garancionet dhe servisimet e teknikës së bardhë, 94 për shërbimet e telekomunikmeve, 81 për shërbimet publike që jipen në nivel lokal dhe 71 anëkesa për shërbimet e zejtarëve. Është shumë e vështirë të pallafaqoheni me sektorin e biznesit, ata janë më të fuqishëm se konsumtarët” – tha Marijana Lonçar Velkova nga OK.
Qytetarët kanë vështirësi të marrin shërbimet e duhura nga agjencitë që menaxhojnë ndërtesat kolektive. Ata shpesh herë janë detyruar të bëjnë lutje me muaj për të zgjidhur një defekt të thejshtë.
“Shpesh herë regjistrohen shkelje e të drejtave të konsumatorëve në ndërtesat kolektive. Një pjesë e agjencive që po menaxhojnë ndërtesat kolektive jo gjithmon i zgjidhin problemet e banorëve, ata iu shmangin detyrimeve që kanë ndaj tyre dhe nuk i përmirësojnë defektet që paraqiten nëpër ndërtesa” – u shpreh Marijan Dodevski nga Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorëve.
Nga Inspektoriati shtetërorë i Tregut thonë se janë të pranishëm në teren dhe angazhohen pikërisht për mbrojjtjen e të drejtave të konsumatorëve.
“Inspektorët tanë dalin në terren dhe në bazë të anëkesës së dorëzuar shqyrtohen mundësitë dhe masat që do të ndërrmeren për të zgjidhur problemin në fjalë. Janë parashikuar masa ndëshkuese, edukim dhe gjoba për ata që shkelin rëndë të drejtat e konsumatorëve” – deklaroi Sonja Sulevsk nga Inspektoriat Shtetëror i Tregut.
Megjithë angazhimin e institucioneve qytetarët thonë se vazhdojnë të përballen me probleme në mbrojtjen e të drejtave si konsumatorë.
“Kam provuar të kthej mallin e blerë se nuk isha i kënqaur me cilësinë, por në asnjë mënyrë ata nuk e pranuan mallin, “
“Duhet të kemi kujdes para se të blejmë gjëra se më pas është shumë e vështir të tregosh se diçka nuk është në rregull”- thanë disa nga të anketuarit nga ana e TVM2.
Si zgjidhje për këtë problem organizata e konsumatorëve vlerson se duhet miratuar një ligj i ri, i cili do të garantonte mbrojtje më të madhe të konsumatorëve. (Rexhep Qamili, TVM2)
