Dehari, inspekton punimet infrastrukturore në Kollarë

20.12.2016 17:09

Kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, ka inspektuar punët e finalizuara ndërtimore të rrugëve në fshatin Kollarë si dhe projektin e ujësjellësit i cili ndodhet në fazën përfundimtare të realizimit. 

Kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, ka inspektuar punët e finalizuara ndërtimore të rrugëve në fshatin Kollarë si dhe projektin e ujësjellësit i cili ndodhet në fazën përfundimtare të realizimit. 

Komuna e Kërçovës ka arritur që ti sjellë në fazën përfundimtare të realizimit, pjesën dërrmuese të projekteve të planifikuara dhe me një ritëm të sforcuar, brenda këtij viti janë asfaltuar shumë rrugë lokale të qytetit dhe vendbanimeve rurale, potencoi kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, gjatë inspektimit të punëve ndërtimore për zhvillimin e infrastrukturës në fshatin Kollarë. Në këtë fshat, shtoi ai, janë asfaltuar 5 rrugica ndërsa për rrjetin e ujësjellësit në këtë fshat, komuna ka investuar 250 mijë euro me të cilat projekti i ujësjellësit është sjellë në fazën përfundimtare të realizimit, nënvizoi Dehari.

Për investimet në rrugët e fshatit dhe në rrjetin e ujësjellësit, banorët e fshatit Kollarë i shprehin mirënjohje kryetarit të komunës Fatmit Dehari , i cili ka dhënë mbështetje maksimale në zhvillimin infrastrukturës në fshatin Kollarë.

Kreu i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, vizitoi edhe kompleksin memorial “Nëna shqiptare” në Zajaz, ku me mjetet e komunës, janë zgjëruar hapësirat e parkimit të veturave për vizitorët që e frekuentojnë qendrën përkujtimore të sakrificës dhe krenarisë kombëtare në fshatin Zajaz.