Maqedoni

Gjykata administrative pranon padinë për parregullësi në Tearcë

20.12.2016 18:21

Gjykata administrative e ka pranuar padinë e koalicionit të ushëhequr nga LSDM duke anuluar zgjedhjet e 11 dhjetorit në vendvotimin 2011 në komunën e Tearcës...

Në vendimin e Gjykatës Adminsitrative thuhet se „Janë të bazuara pretendimet e padisë për parregullsi në procedurën gjat sjelljes së vendimit të kontestuar, pasi KSHZ vendimin e kontestuar e ka sjellur në procedure dhe mënyrë që është në kundërshtim të rregullave ligjore, që paraqesin se organi para së gjithash në mënyrë të drejtë duhet të reagojë dhe të vendosë në mënyrë meritore dhe të sjell vendim ligjor nga aspekti formal 20/12/2016 dhe aspekti matrial. Ndryshe KSHZ këtë vendim e pati sjellur me 4 vota për dhe 4 kundërs derisa një anëtarë i KSHZ-së e lëshoi seancën para aktit të votimit. Gjykata konstaton se nga aspekti formal juridik anëtari i nëntë i KSHZ-së Subhi Jakupi edhe përkundër pjesmarrjes në debat ndaj ankesës, nuk mund të vlerësohet si vote e pëmbajtur sepse e ka lëshuar sallën para fillimit të votimit, duke theksuar se nuk dëshiron të votojë që është në kundërshtim me nenin 31 pika 2 alinea 34¬ B, e kodit zgjedhor dhe nenit 40 pika 4, 5 dhe 6 e rregullores për shqyrtimin e ankesave “, thuhet në venbdimin e gjykatës administrative.