Maqedoni
Nesër pa energji elektrike dhe ujë disa pjesë të Shkupit
20.12.2016 19:01
Nesër përkohësisht energji elektrike nuk do të kenë konsumatorët në komunat Aerodrom, Karposh dhe Kisella Vodë...

Nesër përkohësisht energji elektrike nuk do të kenë konsumatorët në komunat Aerodrom, Karposh dhe Kisella Vodë, ndërsa ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë konsumatorët e komunave Qendër dhe Çair, kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza të Qytetit të Shkupit.
Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektrik nesër prej orës 08:30 deri në orën 11 energji elektrike nuk do të kenë konsumatorët e një pjese të rr. "Ilija Dimovski - Goce", në komunën Aerodrom, prej orës 9 deri në orën 15, një pjesë rr. "Moskovska" rreth nr. 115 në komunën Karposh, si dhe konsumatorët e rr. "Ognjan Prica" prej nr. 1 deri nr. 33 në komunën e Kisella Vodës.
Sipas QRMK, për shkak të mënjanimit të një defekti në dy mbyllës të rrjetit të kanalizimit në rr. "Mirosllav Kërlezha" udhëkryqi me "Orce Nikollov", prej orës 8 deri në përfundimin e intervenimit, ujë nuk do të kenë konsumatorët e rr. "Mirosllav Kërlezha" dhe një pjesë e rrugëve "Orce Nikollov" dhe "Debarcë" në komunën Qendër.
Për shkak të vendosjes së kyçësit të ujësjellësit në rr. "Cvetan DImov" udhëkryqi me "Kemal Ataturk", prej orës 09:30 deri në përfundimin e intervenimit, do të ndërpritet furnizimi me ujë për konsumatorët e rrugëve "Cvetan Dimov", "Ordan Çopella", "Pançe Nedellkovski" dhe "Kemal Ataturk" në komunën e Çairit.
