Botë

Në Stamboll hapet tuneli "Euroazi", që lidh pjesën evropiane dhe aziatike të qytetit

20.12.2016 19:37

Në Stamboll sot është hapur tuneli për automobila Euroazi, që i lidh pjesën evropiane dhe aziatike të qytetit...

Tuneli nën Bosfor sot është hapur nga përfaqësues të lartë shtetëror. Presidenti Rexhep Taip Erdogan tha se vendimi që të mos anulohet ceremonia e hapjes është "përgjigje ndaj terrorit".
 
Tuneli është me gjatësi prej 5,4 kilometra dhe i ndërtuar me qëllim që të lehtësohet lëvizja e automobilave në Stamboll. Pritet që 120 mijë automjete transportuese në ditë ta përdorin tunelin.
 
Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe presidenti shqiptar, Bujar Nishani./mia