Maqedoni

Fillon dimri

21.12.2016 09:08

Dimri në Maqedoni dhe në hemisferën veriore të Tokës do të fillojë sot në ora 11 e 44 minuta...

Në të njëjtën kohë në hemisferën jugore të Tokës do të fillojë vera. 
 
Në fillim të dimrit dita është më e shkurtër ndërsa nata më e gjatë. Dielli në Shkup do të lindë në orën 6 e 58 minuta ndërda do të perëndojë në orën 16 e 5 minuta. Dita do të zgjatë 9 orë e 7 minuta. 
 
Meteorologët për ditën e parë të dimrit paralajmërojnë mot me diell dhe të ftohtë me erë të lehtë. Temperatura minimale do të lëvizë prej -11 deri në -5, ndërsa ajo maksimale prej 3 deri në 9 gradë Celsius.
 
Dimri do të zgjat deri më 20 mars kur në hemisferën veriore fillon pranvera, ndërsa në hemisferën jugore vjeshta./Mia