Botë

Meksikë shpërthim në një treg fishekzjarresh, 31 të vdekur

21.12.2016 09:30

Të paktën 31 persona kanë mbetur të vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur nga shpërthimi në një treg fishekzjarresh në Mexico City...

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë shpërthime të fuqishme të fishekzjarreve të shumtë që ndodheshin në këtë treg. Autoritetet lokale thanë se në këtë treg kishte prani të madhe të fëmijëve, të cilët kanë pësuar djegie deri në 90% të trupit.
 
“Kishte shumë njerëz që blinin në momentin e aksidentit. Edhe kunata me nipin ishin atje. Nipi tani është në spital në gjëndje të rëndë por nuk dimë asgjë për kunatën”, tha Jorge Gutierrez.
 
“Ne na thanë që janë në spital, edhe mbesa ime por nuk na tregojnë në cfarë gjendje është”, Maria Concepcion Gonzalez.
 
“Ishte shumë e zhurmshme , kishte shpërthime të njëpasnjëshme dhe shumë tym. Ne menduam se shpërtheu ndonjë pompë benzine por ishin fishekzjarret. Dëgjuam shumë shpërthime të fuqishme e më pas pamë tymin”, tha Sofia Bedolla, banore e zonës.
 
Policia ka deklaruar se njerëzit duhet ti shmangen zonës ku ndodhi shpërthimi. Po vijon hetimi për të zbardhur arsyet e incidentit.Tregu San Pablito është dëmtuar rëndë nga zjarre të ngjashme edhe  në shtator 2005.
 
LEONORA KALIQI