Botë

Çavusoglu, përkrahësit e Gulen vran ambasadorin rus

21.12.2016 12:01

Turqia pretendon se mbështetësit e Fethullah Gulen, me seli në SHBA, ishin përgjegjës për vrasjen e ambasadorit rus në Ankara...

Agjencia shtetërore turke, Anadolu, ka raportuar mbrëmë se ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, i ka thënë sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, gjatë një bisede telefonike se “Turqia dhe Rusia kanë dijeni se organizata e Gulenit ka dorë në sulm”, nga i cili u vra ambasadori rus, Andrei Karlov.
 
Ndërkohë Kremlini ka njoftuar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka shtyrë konferencën e tij vjetore për gazetarë për një ditë, që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ambasadorit të Rusisë në Turqi, Andrei Karlov.
 
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, theksoi se ndryshimi është bërë për shkak se nesër mbahet ceremonia e varrimit të ambasadorit rus, Andrei Kralov, i cili është qëlluar për vdekje, derisa ka folur në një ekspozitë të fotografive në Ankara të Turqisë, para dy ditësh.