Maqedoni

Vendimi i administratives, joligjor dhe skandaloz; LSDM:Qytetarët e Tearcës do të kthejnë jetën në Maqedoni

21.12.2016 13:35

VMRO – DPMNE, vlerëson se vendimi i Gjykatës Administrative për të pranuar ankesën e LSDM-së është i paligjshëm dhe skandaloz...

VMRO – DPMNE,  vlerëson se vendimi i Gjykatës Administrative për të pranuar ankesën e LSDM-së është i paligjshëm dhe skandaloz, i  marrë nën presion të LSDM-së, mediave të afërta me partinë dhe faktorëve të tjerë të jashtëm.
 
Sipas VMRO-DPMNE-së, Gjykata Administrative ka sjell vendim të kundërligjshëm, e  nxitur nga motive politike për vendvotimin 2011 në Teracë. 
 
“Një prej dëshmive më të mëdha për vendimin e kundërligjshëm të gjykatësve nga Gjykata Administrative e cila vendosi për këtë padi është fakti që në mënyrë jo standarde për praktikën gjyqësore, në elaborimin  e vendimit nuk janë theksuar arsyet konkrete ligjore dhe bazat për shkak të së cilave bartet ky vendim, por është theksuar një formulim i përgjithshëm i cili është jo karakteristik, jo tipik dhe i cili përjashtohet nga standardet ligjore – dhe kjo është se kanë ndodhur një seri parregullsish. Cilat janë ato parregullsi, për çfarë lloj parregullsish bëhet fjalë, kjo aspak nuk përmbahet në elaborimin e aktgjykimit”, shprehet Nikolla Torodov nga VMRO-DPMNE.
 
VMRO-DPMNE-së  iu kundërpërgjigjë menjëherë Lidhja Social Demokrate, sipas së cilës, banorët  e Tarcës do të verifikojnë fitoren e Maqedonisë demokratike dhe do të kthejnë jetën në Maqedoni.  
 
Prioritetet e qeverisë së re, janë pikërisht nevojat e qytetarëve, në Tearcë fiton Maqedonia tha Shilegov.
 
“Maqedonia shënon fitore mbi regjimin. Mbi 600 mijë qytetarë zgjodhën jetën, bashkimin kundrejt politikës përcarëse me të cilin sundonte Nikolla Gruevki. Qytetarët e Maqedonis zgjodhën jetën, në Maqedoni e krthejm jetën dhe Tearca e ka atë nder që të vulos fioren e një maqedon ie qyetare dhe demokratike. Qytetarët në Tearcë ashtu si qytetarët e gjith Maqedonisë zgjodhën Maqedoni Evropiane”, shprehet Petre Shilegov nga LSDM. 
 
Duke komentuar qëndrimin e VMRO-DPMNE-së se nuk do të marrin pjesë në këtë rivotim, Shilegov tha se këtë Gruevski e thotë në publik, por simpatizantët e kësaj partie tani më janë aktiv në teren.
 
Nga BDI nuk kanë komentuar ende vendimin për rivotim në Tearcë.
 
Në një takim me ambasadorin francez në vend, Lideri i BDI-së Ali Ahmeti , potencoi se me rëndësi është  të ruhet stabiliteti dhe siguria e vendit.
 
SANIJE DURAKU