Maqedoni
Bojkoti i rivotimit nga VMRO-DPMNE, analistët në “Argument” e quajnë të gabuar
21.12.2016 14:15
Ekspertët vlerësojnë se situata në vend po mer kahjen e destabilizimit, pasi VMRO – DPMNE...

Ekspertët vlerësojnë se situata në vend po mer kahjen e destabilizimit, pasi VMRO – DPMNE konfirmon mospjesëmarrje në rivotim në Tearcë vendvotimi 2011 pasi kështu vendosi Gjykata Administrative.
Analisti politik Ismet Ramadani në emisionin debativ ‘Argument’ nuk përjashton mundësinë e trazirave të organizuara nga VMRO-DPMNE.
“Ai mund ti përdor format tjera, të përdorë bojkotin nëqoftëse i ka atje votuesit e dëgjueshëm siç i ka nën kontroll, mund t’iu dirigjon nga lart që të bojkotojnë por sido që të jetë është shumë interesant tani si do të veprojë VMRO-DPMNE-ja në kuptimin e asaj siç është tensionim, trazirë e kështu me rradhë”, tha Ismet Ramadani, analist.
Profesori universitar Mersim Maksuti kritikon veprimin e partisë së Gruevskit. Bojkoti I rivotimit nuk është zgjidhje dhe VMRO duhet t’i kthehet rrugës së zgjedhjeve si çelës I vetëm I zgjidhjes së krizës, shprehet Maksuti.
“Kjo është brengosëse dhe VMRO-ja dhe cilido qoftë subjekt politik duhet të luajë konform rregullave të demokracisë ti përgjigjet rregullave të saj”, tha Mersim Maksuti, profesor universitar.
“Pse sillet VMRO –DPMNE kështu nuk do të shkojmë ne shqiptarët ti bëjmë qeveri atij…. S’do ti pranojë edhe zgjedhjet”, tha Ismet Ramadani, analist.
“Shqiptarët do të kordinohen lehtë për formimin e qeverisë. Problemi është te VMRO-ja, dhe ky është targeti kryesor se çka do të ndodhe, kjo është shqetësuese….. do të duhet të fokusohet faktori ndërkombëtarë ta bindi VMRO-në ti kthehet procesit të zgjedhjeve sespe rrugë tjetër nuk kemi”, tha Mersim Maksuti, profesor universitar.
Profesori Bashkim Selmani thotë se ndërhyrja e faktorit ndërkombëtarë duhet të jetë e drejtëpërdrejtë pasiqë hapi tjetër i Gruevskit është mospranimi i zgjedhjeve.
“Në momentin që s’pranon zgjedhjet, kjo shpie në konflikt dhe kjo neve na shqetëson. VMRO ka zgjedhur rrugën e gabuar. Dhe kjo rrugë që është zgjedhur tash në këtë mënyrë dhe me këto qëndrime ju garantoj që do ta dëmtojë jo vetëm neve por pikërisht edhe ardhëmrinë në përgjithësi…. Pa ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtarë drejtëpërsëdrejti, sepse këto nuk edukohen as njëra palë as tjetra, pse ne duhet të humbim vazhdimisht. Po të ketë edhe zgjedhje të tjera përsëri do të ketë situata të njëjta sepse janë të njëjtët aktorë”, tha Bashkim Selmani, profesor universitar
Ekspertët vlerësojnë se vendimi i djeshëm i gjykatës administrative obligon KSHZ-në të zbatojë të njëjtën. Ndërkohë që dërgohen edhe apele tek ambasadorët të zvogëlojnë tolerancën ndaj Maqedonisë që u keqpërdor nga VMRO-DPMNE duke I fyer ata edhe pse Maqedonia është shfrytëzuese e donacioneve europiane dhe aspirante e BE-së dhe NATO-s.
MERAL ISMAILI
