Maqedoni

Shkup, hapet qendra për personat me shikim të dëmtuar

21.12.2016 14:38

Kryqi i Kuq, USAID, Organizata LCIF dhe Universiteteti i Evropës Juglindore hapën qendrën e parë në Shkup...

Kryqi i Kuq, USAID, Organizata LCIF dhe Universiteteti i Evropës Juglindore hapën qendrën e parë në Shkup, për mbështetjen e personave me pengesa në të pamurit. Qendra do të ofrojë shërbime sociale dhe edukim shtesë për këta persona me qëllim që të kenë një jetë më të angazhuar personale dhe profesionale në të ardhmen.
 
“Do tu mundësojmë shërbime dhe kushte më të mira  sociale, edukim dhe adaptim të tyre në shoqëri. Mendoj se të gjithë së bashku mundemi që përmes këtyre projekteve,  në tërësi t’i shfrytëzojmë kapacitetet e personave  me pengesa në të pamurit që të rindërtojnë aftësit e tyre”, tha Suzana Paunovska, sekretare e kryqit të kuq.
 
“Personat që kanë penges në shikim janë njerëz tepër të talentuar dhe kyçja e tyre në jetën e përditshme do të kishte dobi dhe përparim në gjithë shoqerinë tonë”, tha Edvard Gonzalez, nga USAID.
 
Sipas të dhënave, në Maqedoni ka rreth 2.300 pesona me pengesa në të pamurit që kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë.
 
“Do të duhet në të ardhmen qendra të njëjta të hapen edhe nëpër qytete tjera të vendit. Mendoj se hapja e qendrave të tilla  për ne është një hap i madh për përmirësimin e jetës së përditshme”, than nga unioni i personave të verbër në Maqedoni.
 
Qendra për mbështetjen e personave me shikim të dëmtuar do të punoj nga e hëna deri të premten dhe e njëjta do të funksionojë në tre vitet e ardhshme.
 
REXHEP QAMILI