Kosovë, AKR dhe VV nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit
Aleanca Kosova e Re dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë zyrtarizuar sot lidhjen e koalicionit në nivel lokal....

Aleanca Kosova e Re dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë zyrtarizuar sot lidhjen e koalicionit në nivel lokal, në bazë të të cilit do të qeverisin së bashku deri në fund të këtij mandatit.
Marrëveshjen e koalicion e kanë nënshkruar kryetari i komunës dhe njëherësh edhe kryetar i degës së AKR-së në Mitrovicë, Agim Bahtiri dhe kryetari i Qendrës së VV-së në Mitrovicë, Faruk Mujka, i cili me këtë marrëveshje është emëruar nënkryetar i komunës. I pranishëm nga qendra e VV-së ka qenë Xhelal Sveçla.
“Pas kalimit të të gjitha procedurave nëpër partitë tona, sot kemi ardhur në pikën e nënshkrimit të marrëveshjes. Kjo marrëveshje është bërë për ti çështje të mëdha, që nënkupton kryerjen e punëve me duar të pastra, të punohet vetëm për qytetarët e jo për grupe të caktuara të interesit dhe që Kosova të njihet si shtet me vlera”, ka thënë kryetari Bahtiri.
