Hulumtimi, rinia, gjithnjë e më shumë “nën qetësues”

21.12.2016 15:39

Një hulumtim i Institutit të Shëndetit Publik, i mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë....

Gjithnjë e më shumë të rinjtë në Maqedoni, po përdorin qetësues. Një hulumtim i Institutit të Shëndetit Publik, i mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, tregon se 11% e të rinjve prej  moshës prej 13 deri 16 vjeç , kanë përdorur qetësues, dhe kjo është e dhënë alarmuese krahasuar me mesataren eruopiane prej 6%. Mjekët thonë se alarmant është edhe fakti që në shuimcën e rasteve, fëmijët I marin qetësuesit nga prindërit. Nga ISHT kërkojnë ligje më të ashpra në këtë drejtim për të parandaluar pasojat. 

“Shumë shpesh ndodhë që prindërit të jenë ata që herën e parë ju japin pilula fëmijëve të tyre që të qetësohen para provimit ose hartimit. Por jo vetëm fëmijët, ndodhë edhe atë shumë shpesh që prindërit të përdorin qetësues” – deklaroi Silvana Onçeva nga Instituti i Shëndetit Publik.

 “Tanimë ka masa, ato kanë të bëjnë para se gjithash me avancimin e edukimit të nxënësve dhe të rinjve, përmirësimin e kapaciteteve të kuadrove në institucionet përkatëse përmes trajnimeve dhe sahtimit të njohurinë e tyre për format e përdorimit të qetësuesve” tha Elena Qosevska nga Instituti i Shëndetit Publik.

Që nga 1969 ku është regjistruar përdoruesi i parë i drogës në vend, edhe numri i përdoruesve të drogës rritet me përmasa shqetësuese. 

Njësoj shqetësues është edhe fakti që po shtohet numri i atyre që luajnë bixhoz. 13,6% e të anketuarve të moshës 13 deri 16 vjeçe, kanë deklaruar se kanë luajtur bixhoz.

Edhe përkundër rënies nga një vit më parë, shqetësues mbetet edhe numri I përdoruesve të rinj të duhanit. Aktualisht 10,9%  e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme,  janë duhanpirës. Në këtë hulumtim janë përfshirë 5141 të rinj të anketuar. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)