Ahmeti pret ambasadorin Timonier: Nevojitet stabilitet politik
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti...

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot Ambasadorit e Francës në Maqedoni, Christian Timonier, me të cilin kanë diskutuar reth zhvillimeve pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe nevojës për stabilitet politik dhe rikthim të agjendës Euro Atlantike.
BDI po i ndjek zhvillimet me kujdes dhe qetësi duke patur gjithnjë në konsideratë interesin e qytetarëve dhe nevojën për siguri dhe stabilitet në shtet, ka deklaruar Ahmeti në takim, njoftojnë nga pres qendra e BDI-së.
Sipas tyre, Ahmetika elaboruar edhe platformën e BDI-së për barazi gjuhësore dhe ekonomike, konsensualitet, reforma dhe sundimit të ligjit si dhe integrim Euro Atlantik.
BDI është e vendosur që të vijoj rrugën e partneritet me komunitetin ndërkombëtar në drejtim të integrimit në NATO dhe BE, fqinjësisë së mirë, marrëdhënieve të mira ndëretnike, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies shoqërore, ka deklaruar Ahmeti, njoftojnë nga BDI.
