Decentralizimi, autoritetet e quajnë të suksesshëm

21.12.2016 16:05

Sigurimi i financave më të mëdha në nivel rajonal mbetet prioritet për pushtetin Lokal në Maqedoni....

Sigurimi i financave më të mëdha në nivel rajonal mbetet prioritet për pushtetin Lokal në Maqedoni teksa dencentralizimi po zbatohet pothuajse një dekade e gjysëm në Maqedoni.

Ministrja e Vetëqeverisjes Lokale Shiret Elezi konsideron se politikat për zhvillim lokal dhe rajonal Maqedonia i ndërton në bazë të përcaktimit për anëtarësim në BE. Sipas Elezit ,  KE në raportin e fundit ka konstatuar progres, lidhur me politikën e zhvillimit të barabartë rajonal.

"Vlerësohet se Plani aksionar i Strategjisë për zhvillim rajonal i Republikës së Maqedonisë për periudhën 2016¬-2019 parashikon shpërndarje më transparente dhe më të balancuar të mjeteve buxhetore në rajonet planore. Republika e Maqedonisë është në grupin e vendeve të decentralizuara, në suaza të standardit evropian, por ende më pak nga mesatarja evropiane" – tha Ministrja e Pushtetit Lokal, Shyrete Elezi.

Kryetari i BNJVL-së dhe kryetar i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski konsideron se decentralizimi ka mundësuar përmirësim të kushteve për jetesë dhe përmirësim të shërbimeve në nivel lokal.

“Na mbetet sigurimi i besimit më të madh ndaj pushtetit lokal, ndaj njësiteve të pushtetit lokal, ndaj neve kryetarëve të komunave dhe administratës komunale. Në shumë komuna kemi treguar se jemi nikoqirë të shkëlqyer dhe kemi arritur të realizojmë aq shumë projekte për përmirësim të kushteve për jetesë të qytetarëve tanë" – deklaroi Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

Këto komente ministrja Elezi dhe kryebashkiaku i Shkupit Trajanovski i deklaran gjatë e konferencës "Rikrijim i decentralizimit: Promovimi i politikave koherente për zhvillim të qëndrueshëm lokal në Republikën e Maqedonisë" që organizatoi  Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në bashkëpunim me OSBE-në. (Naim Ramadani, TVM2)