Maqedoni

OJQ “Civil”: Procesi zgjedhor nuk ishte bardhë e zi

21.12.2016 16:23

OJQ-“CIVIL “vlerëson se vendimi I gjykatës administrative për rivotim në Tearcë...

OJQ-“CIVIL “vlerëson se  vendimi I gjykatës administrative për rivotim në Tearcë, tregon se institucionet e drejtësisë po marin guximin të punojnë në mënyrë të pavarur dhe të sjellin vendime sipas ligjit.
 
CIVIL ka rikujtuar parregullsitë zgjedhore të potencuara nga vëzhguesit e tyre në terren, numri i të cilave arriti në 650 duke bërë që ky process zgjedhor të mos jetë “ bardhë e zi”.
 
“Procesi i votimit aspak nuk ishte bardh e zi”, këtë e dëshmojnë 650 raporte të mbikqyrësve të “CIVIL” me parregullsi serioze të cilat janë bërë vetëm në ditën e zgjedhjeve. “CIVIL” ka kërkuar nga KSHZ të sheh mundësinë e rivotimit në 30 vendovotime, numërimin e të gjitha fletëvotimeve dhe revizionin e fletvotimeve të pavlefshme”, thonë nga CIVIL.
 
Janë të nevojshme hulumtime më të sakta ,  që të kemi pasqyrë të pastër se cfarë ndodhi në të vërtetë, thonë nga CIVIL. 
 
“Dëshira e votuesve duhet të vjen në shprehje të plotë! Për këtë arsye pavarësisht afateve, kërkojmë të meren parasysh rekomandimet  e CIVIL-it dhe me këtë nënkuptohet rinumërimi dhe revizioni I materialit zgjedhor. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi", thonë nga CIVIL. 
 
Sipas tyre  KSHZ nuk ariti të mbrojë integritetin e këtij institucioni , nuk shfrytëzoi ingerencat dhe autoritetin të cilat iu dhanë sipas ligjit.  
 
CIVIL apelon tek të gjithë aktorët e procesit zgjedhor të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe me dinjitet.
 
Gjuha e urrejtjes, nxitja e urrejtjes ndëretnike dhe ndërfetare dhe thirrja për dhunë për të cilat ishim dëshmitar ditëve të fundit duhet të gjykohen nga publiku, ndërsa institucionet të zbatojnë sanksione të ashpra kundër politikanëve të papërgjegshëm, thonë nga CIVIL. 
 
LEONORA KALIQI