Maqedoni
DASH: Ndalni retorikën provokative ndaj ambasadorëve
21.12.2016 17:28
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Xhon Kirby , ka shprehur shqetësimin e Uashingtonit zyrtar...

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Xhon Kirby , ka shprehur shqetësimin e Uashingtonit zyrtar, për shkak të tensioneve të rritura politike në Maqedoni pas zgjedhjeve parlamentare më 11 dhjetor.
SHBA-të dënojnë, atë që Kirbi e ka cilësuar si retorikë provokative nga disa liderë politikë, duke i sulmuar institucionet demokratike dhe ambasadorët e akredituar në Maqedoni.
“Ne jemi të shqetësuar për shkak të tensioneve të rritura politike në Maqedoni , pas zgjedhjeve parlamentare më 11 dhjetor dhe i dënojmë fjalimet provokative të disa liderëve të partive politike të cilët kanë akuzuar institucionet demokratike dhe ambasadorët e akredituar në Maqedoni . U bëjmë thirrje liderëve të partive politike në Maqedoni , të ndalen me akuza , ti respektojnë proceset demokratike dhe të lejojnë formim të qeverisë stabile dhe kredibile, të përkushtuar në sundimin e së drejtës, përgjegjësisë dhe lirive themelore. SHBA-të janë të gatshme t'i ndihmojë një qeverie të këtillë , që të arrihet qëllimi afatgjatë për integrimin euroatlantike”, shprehet zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Amerikan, Xhon Kirby.
GAZMEND REXHEPI
