Botë
“Daily Mail”: Ambasada ruse në Tiranë, ndër targetët e IS-it
21.12.2016 18:35
Ambasada ruse në Tiranë, rezulton të jetë një ndër selitë diplomatike në shënjestër të shtetit Islamik ISIS...

Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, mes ambasasave ruse të rrezikuara nga terroristët jaë misionet diplomatike të këtij shteti në Kampala (Uganda), Teheran (Iran), Baku (Azerbaixhan), por edhe në disa vende të tjera.
“Daily mail” shkruan se xhihadistët kanë publikuar një dokument në PDF, me ambasadat e rrezikuara.
Lista e ISIS u publikua pas ekzekutimit të ambasadorit Rus në Turqi Andrey Karlov, i cili u vra nga një i ri, ish-punonjës i policisë turke.
Në momentin që autori qëlloi mbi ambasadorin rus bërtiti: “Zoti është i madh” dhe “Mos harroni Alepon, mos harroni Sirinë”, duke krijuar bazë për dyshime të forta se ky ekzekutim është kryer pikërisht në shenjë hakmarrjeje për viktimat e viteve të fundit në Alepo.
Ndërkohë, policia e shtetit në vendin tonë ka shtuar masat e sigurisë në të gjitha selitë diplomatike.
Një patrullë shtesë është stacionuar pranë selisë diplomatike ruse, ndërsa masat janë shtuar dhe në ambasadat përreth saj. Burime nga policia e shtetit kanë bërë me dije se në terren janë dhe agjentë të antiterrorit dhe ata te shërbimit informativ.
LULJETA NDOKA
