Botë
Policia gjermane vëzhgon 549 islamistë të rrezikshëm potencial
21.12.2016 22:03
Autoritetet gjermane të sigurisë vlerësojnë se në shtet ka 549 islamistë, të cilët janë potencialisht të rrezikshëm...

Ministria e Punëve të Brendshme që në nëntor kumtoi se në Gjermani ka rreth 530 njerëz për të cilët policia konsideron se janë të gatshëm të kryejnë sulm terrorist.
Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Tomas de Mezier sot konfirmoi se ekziston një i dyshuar i ri për sulmin në Tregun e Krishtlindjeve në Berlin.
Ai deklaroi se nga mesnata është shpallur fletëarrest për të dyshuarin.
"Ai është i dyshuar, por nuk do të thotë se është kryesi", deklaroiMezier, i cili refuzoi t'i komentojë informatat për personin dhe statusin për qëndrim.
Mediumet në Gjermani prej në mëngjes lajmërojnë se i dyshuar për sulmin është tuniziani, dokumentet e të cilit janë gjetir në kamionin, me të cilin u vranë 12 njerëz dhe 48 të tjerë u plagosën.
Sipas burimeve të njejta, tuniziani i dyshimtë ishte në mesin e personave të cilët policia i mbikëqyrë.
Policia gjermane filloi sot aksion të madh për bastisje të hapësirës në vendin Emerih në Rajnë në krahinën Rajna Vestfalia Veriore.
Sipas mediumeve gjermane, rreth 150 policë marrin pjesë në aksionin për gjurmimin pas të dyshuarit për sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.
Sipas informatave paraprake, tuniziani i dyshuar Anis Amri ishte paraqitur se është vendosur në një kamp azilantësh në Emerih./mia
