Kremlini: Kemi ngrirë dialogun me SHBA-të
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se dialogu me Shtetet e Bashkuara aktualisht është “i ngrirë”...

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se dialogu me Shtetet e Bashkuara aktualisht është “i ngrirë” dhe se Moska nuk pret përmirësim të shpejtë të lidhjeve pasi presidenti i zgjedhur, Donald Trump, të marrë detyrën.
“Gati çdo nivel i dialogut me ShBA-në është i ngrirë. Ne nuk komunikojmë me njëri-tjetrin, ose e bëjmë këtë minimalisht”,- tha Peskov për Televizionin Mir.
Ai tha se Kremlini nuk pret që Trump, muajin e ardhshëm, të ndryshojë dy burimet kryesore të zemërimit rus: zgjerimin e NATO-s dhe sanksionet e Perëndimit, të ndërmarra për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainë.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, ka kundërshtuar pretendimet e Peskovit se dialogu është ngrirë. “Angazhimi diplomatik me Rusinë vazhdon në një gamë të gjerë çështjesh”,- tha Kirby.
