Maqedoni

Shkup, anulohet koncerti i Vitit të Ri

22.12.2016 11:58

Qyteti i Shkupit ka informuar se e anulon manifestimin e planifikuar për Vitin e Ri në sheshin Maqedonia dhe mjetet e planifikuara për këtë manifestim do të dhurohen për qëllime humanitare...

Për organizimin e pritjes së Vitit të Ri ishin planifikuar dy milion denarë, të cilat do të donohen për qëllime humanitare, njoftojnë nga qyteti i Shkupit.

Tanimë 10 vite me radhë qyteti i Shkupit shpenzon mjete minimale për organizimin e pritjes së Vitit të Ri, pasi manifestimin deri më tani e financonin operatorët e telefonisë mobile, ndërsa këtë vit sponsor i manifestimit duhej të ishte Telekomi i Maqedonisë, thuhet në njoftim.