DMSH: Tërhiqet niveli i rritur i ujrave, nuk ka rrezik nga përmbytjet

05.05.2014 15:55

Ujërat e ardhur tërhiqen, ndërsa stabilizim shtesë pritet duke pasur parasysh në paralajmërimet për zvogëlimin e të reshurave................

Gjendja me rrjedhën e ujit dhe akumulimet është stabile në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Ujërat e ardhur tërhiqen, ndërsa stabilizim shtesë pritet duke pasur parasysh në paralajmërimet për zvogëlimin e të reshurave.

Nga Drejtoria  për Mbrojtje dhe Shpëtim informojnë se diga Knezhinë del nga shtrati dhe uji derdhet në Lumin e Zletovës, ndërsa për shkak të fuqisë së kalimit të disa urave uji del në drejtimet rrugore dhe sipërfaqet bujqësore.

Është angazhuar një makinë ndërtimore për rregullimin e shtratit të Lumit të Zletovës dhe për largimin e vendeve të tjera kritike.

Lumi  i Zletovës ka dalë nga shtrati  në fshatin Novosellan, Koçan, me ç'rast janë përmbytur fushat e orizit. Janë angazhuar dy makina ndërtimore për pastrimin e shtratit.

Në kërkesë të vetëqeverisjes lokale, nga ana e DMSH është angazhuar edhe një makinë ndërtimore për pastrimin e shtratit të lumit të Zletovës në fshatin Zhiganc.

Në Kumanovë në 24 orëshin  erdhi deri te rritja e nivelit dhe vërshimit të lumit në Kumanovë në fshatin Dobroshan me ç'rast janë përmbytur 20 hektarë sipërfaqe bujqësore.