Maqedoni

Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Qendrës, Kisela Vodës, Aerodromit dhe Gjorçe Petrovit

22.12.2016 14:08

Për shkak të ndërhyrjeve të caktuara teknike në sistem nesër pa energji elektrike do të jenë disa pjesë të komunës Qendër, Gjorçe Petrov, Kisela Vodë dhe Aerodrom, kumtoi QRMK...

Ndërprerje në furnizimin me energji elektrike nga ora 9:00 deri në orën 12:00 do të ketë në një pjesë të rrugëve "Vasil Gjorgov", "Vodnjanska", "Bell Kamen" dhe "Kozara" nga komuna Qendër, nga ora 8:00 deri në orën 11:30 një pjesë e rrugëve "Pitu Guli" dhe "Kapishtec" në komunën Qendër, ndërsa nga ora 9:00 deri në orën 14:00 rrugët 20, 22 dhe 24 në fshatin Volkovë, komuna e Gjorçe Petrovit.
 
Pa energji elektrike nga ora 10:00 deri në orën 12:00 do të jenë disa pjesë të rrugës "Ivan Kozar", firmat te Kombinati i Duhanit dhe një pjesë e rrugës së njëjtë te "Stara Rampa" dhe rruga "Ulof Pamle" në komunën e Kisela Vodës, nga ora 9:00 deri në orën 12.00 një pjesë e rrugëve "Maxhir Maallo" dhe "Petriçka" dhe "Ernest Telman" në komunën e Aerodromit dhe nga ora 9:00 deri në orën 10:00 rruga "Vlladimir Nazor" nr.4 në komunën Qendër./Mia