Maqedoni

Ekspertët: Gjyqësori para sfidës së reformave

22.12.2016 14:53

Gjyqësori është para sfidës se a do të luftojë vetë për reforma, pavarësi dhe gjykim të drejtë...

Gjyqësori është para sfidës se a do të luftojë vetë për reforma, pavarësi dhe gjykim të drejtë, thanë pjesëmarrësit në debatin për cilësinë, efikasitetin dhe kompetencat e gjykatësve dhe gjykatave, të organizuar nga Instituti për Politikë Evropiane. Besimi i qytetarëve në gjykata në nivel rajonal është i ulët, duhet të  kushtohet vëmendje në cilësinë e vendimeve gjyqësore, por edhe zbatimit të reformave.
 
“Ajo që tani seriozisht duhet të bëhet është të caktohen reforma të cilat para së gjithash do të nënkuptojnë pavarësi dhe kualitet të gjyqësorit. Lidhur me efikasitetin, tani më reformat në Republikën e Maqedonisë treguan rezultate dhe për këtë janë të nevojshme jo reforma të shpejta, presione etj, por është i nevojshëm një dialog me të gjitha palët”,- tha drejtoresha e IPE-së, Malinka Ristevska Jordanova.
 
“Gjyqësori gjendet para një sfide, i cili medoemos me të gjitha palët duhet të shkojë deri në fund, në kuptimin e përforcimit të pavarësisë, transparencës dhe efikasitetit”,- theksoi ekspertja, Aleksadra Bogdanovska.
 
“Vlerësimi më së shumti bazohet tek numrat, numri i lëndëve të mbaruara, numri i lëndëve të ndërprera dhe kjo duhet dalëngadalë të hiqet edhe pse kjo është inkorporuar me ndryshimet në Ligjin për gjykatat për të shmangur subjektivitetin”,- u shpreh gjykatësi, Vlatko Samarxhiski.
 
Këtë diskutim Instituti për Politikë Europiane e realizon në kuadër të projektit “Ndjekja e sundimit në sferën e së drejtës”. 
 
SANIJE DURAKU