Maqedoni
Ndotja e ajrit, vdekshmëria arrin shifra alarmante
22.12.2016 15:31
Vdekshmëria nga ndotja e ajrit në nivel vjetor arrin prej 1mijë deri në 1200 raste...

Vdekshmëria nga ndotja e ajrit në nivel vjetor arrin prej 1mijë deri në 1200 raste, thonë ekspertët në Konferencën e parë shkencore për ndotjen e ajrit nën organizim të Qendrës për kërkim dhe informim për mjedisin e jetesës "Ekosvet" në Shkup.
Ky debat ka për qëllim nxitjen e debatit mes qytetarëve dhe ekspertëve në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta për këtë problem.
“Rritet vdekshmëria, sidomos tek personat me sëmundje kronike, ndikimi është në sistemin kardiovaskular, po ashtu edhe tek të sëmurët me sëmundje malinje. Këto janë pasoja akute njëkohësisht edhe kronike, kështu që ky trend do të vazhdojë derisa nuk marrim masa adekuate”,- deklaroi profesori në Fakultetin matematiko-natyror, Trajçe Stafillov.
“Ajri në Shkup dhe në Maqedoni, në përgjithësi kur flasim për pjesëmarrjen e grimcave të ngurta, më pak se 10 mikrometra ose më pak se 2.5 mikrometra rreziku prej tyre nuk paraqet vetëm prezenca apo depërtimi i tyre në organizëm gjatë frymëmarrjes. Rreziku është se në ajër kemi shumë substanca kimike toksike, por edhe biologjike që depërtojnë në organizmin tonë dhe në organizëm bashkë më këto depërton edhe shumë helm”,- theksoi Dragan Gjorgjev nga Instituti i Shëndetit Publik.
Sipas hulumtimeve, ekspertët thonë se në Shkup nuk ka zonë të sigurt me dallim të vogël në rajonet përreth qytetit. Në sezonin e dimrit, edhe pse nuk veprojmë në mënyrë të sinkronizuar, do të kemi trend të rritjes së ajrit të ndotur.
Kemi shembullin e ri nga Finlanda dhe Austria, të cilat punuan në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe Ministrinë e Ambientit për studime më të detajuara, ku njëkohësisht janë të theksuara edhe burimet dhe masat e mundshme.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
