Maqedoni
Raportimi i mediave për Avokatin e Popullit, nevojitet sensibilizim më i madh medial
22.12.2016 16:33
Për punën e Avokatit të Popullit më shumë është raportuar në portale se sa në televizione...

Analiza e Organizatës joqeveritare “Info Qendra” dhe Komitetit të Helsinkit thotë se për Avokatin e Popullit më shumë është raportuar në mediat kritike ndaj zhvillimeve shoqërore.
Biljana Bejkova nga “Info Qendra” veçon se për Avokatin e Popullit raportohej vetëm në mënyrë informative pa ndonjë angazhim më të madh gazetaresk.
“Nuk kishte storje që dilnin nga raportet e Avokatit të Popullit. Më shumë raporte ka pasur në televizione. Mediat pro qeveritare shumë më pak informojnë dhe janë selektive. Nuk i transmetojnë lajmet që janë kritike ndaj institucioneve shtetërore”,- deklaroi drejtuesja e OJQ “Info Qendra”, Biljana Bejkova.
Sipas Uranija Pirovskas nga Komiteti i Helsinkit, Avokati i Popullit mundet të japë kontribut vetëm në vendet ku ekziston demokraci e zhvilluar.
“Shumë shpesh kritikat e Avokatit të Popullit kuptohen gabimisht, kundër-produktive, në vend se të merren si udhërrëfyes. Mendoj se ky projekt në fund të japë një pasqyrë se si pushteti para së gjithash i referohet rolit të Avokatit të Popullit. Këtu nuk do t’i anashkaloj mediat, që duhet të jenë aleatë të ombdusmanit”,- theksoi drejtoresha e Komitetit të Helsinkit, Uranija Pirovska.
Avokati i Popullit, Ixhet Mehmeti, ka ftuar mediat për më shumë unitet, duke mos anashkaluar institucionin Avokat i Popullit, i cili mund të ndihmojë në masë të madhe në zgjidhjen e problemeve të shoqërisë.
“Mjaft me ndarje, edhe mediat në vend janë ta ndara, qoftë në baza politike apo nacionale. Kjo nuk ndihmon as për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe as të ndihmojë shoqërinë që të ecë përpara. Nga media që e ka edhe obligim të informojë për punën e Avokatit të Popullit, ne jemi të anashkaluar. Sikur të publikohen shkeljet e të drejtave të njeriut edhe në opinion, shumë do t’u ndihmojnë qytetarëve, para së gjithash të ndikojë në shoqëri për t’u përmirësuar gjendja”,- u shpreh avokati i popullit, Ixhet Memeti.
Hulumtimi për mbulimin medial të punës së ombdusmanit është financuar nga Ambasada e ShBA-së në vend, duke vëzhguar 12 media nga periudha 1 nëntor deri më 15 dhjetor të këtij viti.
MERAL ISMAILI
