Maqedoni

Agjencia për komunikime elektronike: në vitin 2017 edhe dy operatorë celularë

22.12.2016 17:00

Agjencia për komunikime elektronike paralajmëroi se vitin e ardhshëm në tregun e Maqedonisë priten të hyjnë edhe dy operatorë celularë virtuozë...

 Njëri prej tyre, i njohur në korniza botërore, veç më e ka konfirmuar vendimin e tij. 
 
“Kemi negociata për hyrje edhe për dy operatorë virtuozë gjatë vitit 2017në vend. Njëra prej tyre është e njohur në kornizë botërore, tani më kemi pasur takim dhe kanë konfirmuar që do të hyjnë në Maqedoni. Për një kohë të shkurtë duhet të rregullohen edhe disa probleme teknike dhe presim se për një kohë të shkurtë të fillojnë me punë”,- theksoi drejtori i AKE-së, Sasho Dimitrjoski.
 
Nga AKE konfirmojnë se marrëveshja për roaming në Ballkan mbaron vitin e ardhshëm dhe janë në negociata për vazhdimin e kësaj marrëveshje. 
 
“Ne jemi iniciatorë që të vazhdojë kjo marrëveshje dhe intensivisht punojmë. Gjithashtu edhe shtete fqinjë të cilat nuk janë të kyçur në këtë marrëveshje, si për shembull Shqipëria, të jetë pjesë e kësaj marrëveshje, sepse një pjesë e madhe e qytetarëve udhëtojnë atje dhe është mirë që të gjithë të jemi pjesë e projektit për uljen e çmimit në roaming”,- tha drejtori i AKE-së, Sasho Dimitrjoski.
 
Në vitit 2016, qytetarët janë ankuar në vlerën e llogarive për të cilat mendonin se janë paguar në mënyrë jo të drejtë.
 
Por, numri i ankesave të këtilla në mënyrë drastike është zvogëluar, pasi që u është rekomanduar operatorëve të njoftojnë shfrytëzuesit kur janë në roaming dhe kur të arrijnë shumën prej 1 mijë denarësh t’u shkyçet koneksioni. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ