Maqedoni

Kociançiç: partitë të marrin pjesë në mënyrë të qetë në rivotim

22.12.2016 16:42

Bashkimi Europian pret që të gjitha partitë të marrin pjesë në mënyrë të qetë në rivotim, që të përfundojë procesi zgjedhor në Maqedoni dhe të zgjidhet Qeveria e re...

Kështu deklaroi zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Kocijançiç, duke theksuar se pas vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe të Gjykatës Administrative, tani duhet të lejohet procesi të zhvillohet pa kurrfarë intervenimi.
 
“Presim të gjitha partitë të marrin pjesë në mënyrë konstruktive dhe të qetë në procesin demokratik, që të mundësohet përfundimi i procesit zgjedhor dhe formimi i parlamentit të ri dhe Qeverisë së re”,- deklaroi zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiç.
 
BE pret që të gjithë liderët politik në Maqedoni të tregojnë përgjegjësi ndaj procesit dhe të krijojnë kushte për vazhdimin e prioriteteve reformuese.
 
“Presim që Qeveria e re të përkushtohet në zgjidhjen e qeverisjes sistematike të së drejtës, gjithashtu edhe të prioriteteve reformuese urgjente dhe të vazhdojë zbatimi i vazhdueshëm i marrëveshjeve paraprake politike. Ne do t’i mbështesim autoritetet në këtë pikëpamje”,- u shpreh zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiç.
 
Po ashtu, Kocijançiç theksoi se Komisioni Europian fuqimisht e dënon çdo retorikë të rrezikshme “duke përfshirë edhe targetimin e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Shkup”.
 
Sipas zëdhënëses së Komisionit, kjo retorikë “e çon vendin më larg rrugës euroatlantike, të cilën qytetarët e saj e duan dhe e meritojnë”.
 
GYLTENE SINANI