MAQEDONI
Privatësia më së shumti shkelet në rrjetet sociale
05.05.2014 18:01
Numri i parashtresave që kanë të bëjnë me shkeljen e privatësisë në sektorin e telekomunikimit në vend...

Numri i parashtresave që kanë të bëjnë me shkeljen e privatësisë në sektorin e telekomunikimit në vend, shënon rritje, informon drejtori në Drejtorinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Dimitar Gjeorgjievski. Sipas tij, parashtresat nuk mungojnë edhe në fusha të tjera.
Dy të tretat e parashtresave të paraqitura nga personat fizik në raportin vjetor për 2013, kanë të bëjnë me shkelje të privatësisë në media. Privatësia keqpërdoret në mënyra të ndryshme dhe nuk është gjithmonë numri amë ai i cili duhet të mbrohet, tha Gjeorgjievski, keqpërdorime mund të ndodhin edhe në rrjetet sociale, si: facebok, google, yahoo etj.
“Është i madh numri i parashtresave për shkelje të privatësisë në sektorin e telekomunikacionit. Definitivisht çdo vit kemi rritje të kërkesave për mbrojtje të privatësisë pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për media sociale ose për sektorin e telekomunikacionit në përgjithësi, apo ndonjë sektor tjetër”, u shpreh drejtori në Drejtorinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Dimitar Gjeorgjievski.
“Maqedonia është në rrugën e BE-së, është shumë e rëndësishme që të vijë deri te konceptet e përbashkëta dhe është shumë e rëndësishme të kuptojë se mbrojtja e të dhënave personale është e drejtë fondamentale edhe e BE-së. Mendoj se Maqedonia në këtë drejtim është në rrugën e duhur dhe në nivelin e lartë të kërkesave të BE-së të kësaj fushe”, tha kryetari i Akademisë Evropiane për Qasje të Lirë Informative, Piter Shar.
Këto të dhëna u shpalosën në konferencës e 55–të të grupit ndërkombëtar punues për mbrojtjen e të dhënave personale në sektorin e telekomunikacionit. Me këtë rast u tha se edhe më tej duhet të punohet në ngritje të vetëdijes, por edhe në sanksionimin e shkelësve të këtyre normave.
FLORIJE KAMBERI
