Maqedoni

Kryetarët e gjykatave do të zgjidhen vitin tjetër

22.12.2016 18:35

Kryetarët e ri të gjykatave, përfshi edhe Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Penale, do të zgjidhen pas festave të Vitit të Ri...

Këshilli Gjyqësor bën vlerësimin e të gjithë kandidatëve për kryetarë gjykatash, i cili, sipas kreut të Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, duhet të përfundojë sot, ndërsa kandidatët për kryetarë gjykatash do të kenë të drejtën e ankesës në afat prej tetë ditësh.
 
Pikërisht për këtë shkak, zgjedhja nuk mund të bëhet para 31 dhjetorit.  
 
“Procesi i vlerësimit shkon me të drejtën e ankesës në afat prej tetë ditë, kështu që është e pritshme që deri për Vit të Ri, në asnjë rast, nuk është e mundur që të ndodhë zgjedhja. Gjykatësit dhe kryetarët e gjykatave, notat i marrin të mbyllura në zarf dhe personalisht u dorëzohen. Askush nuk i di notat”,- u shpreh kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski.
 
Karaxhoski hodhi poshtë edhe mundësinë e trumpetuar në fushatën zgjedhore për rizgjedhje të përgjithshme në gjyqësor. Sipas tij, kjo është e pamundur pa ndryshuar Kushtetutën dhe Ligjin për Gjykata. 
 
“Rizgjedhje të përgjithshme nuk mund të ketë. Ajo nuk është e lejuar as me Kushtetutë dhe as me Ligjin për Gjykata. Kushtetuta dhe Ligji për Gjykata, si ligj sistemor, miratohet me dy të tretat, përkatësish nga 120, 80 deputetë duhet të jenë pro. Nëse ndryshohet Kushtetuta, nuk mund ta parashohim në ç’drejtim do të ndryshonte Kushtetuta. Është parim kushtetues, i shkrirë edhe në Ligj, se mandati i gjykatësve është i përhershëm. Pra, rizgjedhje të përgjithshme nuk  mund të ndodhin”,- theksoi kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski.
 
Vetëm para dy javëve, Këshilli Gjyqësor zgjodhi ushtruesit e detyrës kryetar i Gjykatës Supreme dhe kryetar i Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup.
 
Përkatësisht, Këshilli Gjyqësor, njëzëri, zgjodhi Snezha Bajllozovën për u. d. kryetare të Gjykatës Supreme, ndërsa u. d. në Gjykatën Themelore Shkupi 1 u zgjodh gjykatësja, Tatjana Mihajllova. 
 
SHPËTIM NUREDINI