Maqedoni
Menduh Thaçi jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PDSH-së
22.12.2016 18:50
Në mbledhjen e kryesisê së partisë sonte në Tetovë, kreu i PDSH-së Menduh Thaçi ka dhënë doreheqje të parevokueshme...

"Të dashur miq, sapo dorëzova dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Këshillit Drejtues të PDSH-së. Partinë Demokratike Shqiptare do t'a drejtojë në mënyrë kolektive Këshilli Drejtues deri në Kongresin e jashtëzakonshëm, data e mbajtjes e të cilit do të caktohet nga Kuvendi Qendrorë i Partisë. Koordinatorë i aktiviteteve u emrua Sekretari i Përgjithshëm z.Azem Sadiku, ndërsa unë mbetem ushtarë i bindur i Partisë Demokratike Shqiptare. Ju Faleminderit" shkruan Thaçi në profilin e tij ne Facebook.
