MAQEDONI
Trajnim për biznes-menaxherët
05.05.2014 18:05
Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë, në bashkëpunim me Maqedonia 20-25...
Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë, në bashkëpunim me Maqedonia 20-25, këtë vit për të shtatën herë, në mënyrë tradicionale, organizojnë lider-trajnime, përkatësisht trajnimet i dedikohen strukturave të menaxhmentit në kompanitë e vogla dhe të mesme.
Me këto trajnime pretendohet të kontribuohet në punë të suksesshme të vetë kompanive.
“Këtë vit kemi 30 kompani anëtare, që do të marrin pjesë në këtë trajnim, që do të zgjasë dy javë dhe do të jetë pa pagesë. Interesim të madh kanë paraqitur kompanitë e industrisë ushqimore, tregtare, agrare dhe shërbyese”, tha drejtori ekzekutiv i Lidhjes së Odës Ekonomike të Maqedonisë, Mitko Aleksov.
“Organizata jonë përveç zhvillimit ekonomik, mundëson edhe programe arsimore për të rinjtë sipërmarrës. Qëllimi ynë është që t’i identifikojmë sipërmarrësit e rinj kreativ, inovativ, të cilët kanë dëshirë të bëjnë gara në tregjet globale”, u shpreh drejtoresha ekzekutive e Maqedonia 20-25, Biljana Markovic.
“Projekti “Lider” është themeluar para 25 viteve nga grupi i përfaqësuesve të shkollës Misioni, i së cilës është ta plotësojë mandatin për përmirësimin e shkathtësive të sipërmarrësve të rinj”, theksoi eksperti nga Kanada, Tom Pikells.
Në bazë të përvojave të deritanishme në Shkup, është shënuar sukses i konsiderueshëm në implementimin e projektit “Lider”, i cili realizohet edhe në shumë vende të botës, ndërsa vetë instruktorët nga Kanadaja shprehen të kënaqur nga përvoja në Maqedoni.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
