Botë
Gjermani, arrestohen dy shqiptarë për terrorizëm
23.12.2016 09:30
Dy vëllezër kosovarë janë arrestuar në orët e para të së premtes në qytetin gjerman të Duisburgut, pasi dyshohen se po planifikonin akte terroriste...

Vëllezërit të moshës 31 dhe 28 vjeç, të lindur në Kosovë, dyshohet se kishin në shënjestër një qendër tregtare në Oberhausen, në afërsi të kufirit gjerman, njofton policia.
Autoritet gjermane nuk kanë dhënë më shumë detaje mbi të arrestuarit dhe nuk kanë sqaruar nëse ata kanë lidhje edhe me sulmet e së hënës në Berlin, ku mbetën të vdekur 12 persona.
Policia njoftoi se në rajonin e qendrës tregtare dhe në tregun e Krishtlindjeve, i cili është në kuadër të qendrës, janë vendosur masa të larta sigurie.
