Maqedoni

Aksion i dhurimit të gjakut në Komunën e Kisela Vodës

23.12.2016 09:56

Komuna e Kislea Vodës dhe Organizata komunale e Kryqit të Kuq, në bashkëpunim me Entin e transfuziologjisë Shkup...

Komuna e Kislea Vodës dhe Organizata komunale e Kryqit të Kuq, në bashkëpunim me Entin e transfuziologjisë Shkup, sot nga ora 11 deri në orën 15 organizojnë aksion të dhurimit të gjakut që do të mbahet në sallën e madhe të Komunës. 
 
Komuna i bëri thirrje të gjithë të interesuarve që të inkuadrohen në këtë aksion, të dhurojnë gjak dhe të shpëtojnë jetën e dikujt. Në të do të marrin pjesë edhe përfaqësues të administratës komunale dhe anëtarëve të të gjitha komuniteteve vendore dhe urbane të komunës. 
 
Edhe këtë vit  motoja e aksionit të dhurimit të gjakut është "Bashkohu me ne që të dhurojmë gjak sot, sepse nesër mbase na duhet edhe neve"./Mia