Botë

Siri, në një video të ISIS digjen të gjallë dy ushtarë turq

23.12.2016 13:06

“Shteti Islamik” në Siri publikoi një video në të cilën shihet si luftëtarët e tyre kanë djegur të gjallë...

“Shteti Islamik” në Siri publikoi një video në të cilën shihet si luftëtarët e tyre kanë djegur të gjallë dy ushtarë turq në momentin kur forcat turke dhe kryengritësit sirianë zhvillojnë betejë të ashpër kundër grupit militant në Al Bab, Siria Veriore.
 
Pasi u publikua incizimi, në Turqi u bllokuan rrjetet sociale. Videoja në të cilën ushtarët e lidhur me zinxhirë i lexojnë emrat, është shpërndarë përmes mediave të ndryshme sociale, por tani për tani nuk konfirmohet as komentohet nga përfaqësuesit zyrtarë turq. 
 
Muajin e kaluar, Turqia kumtoi se ka humbur kontakt me dy ushtarët e tyre të cilët marrin pjesë në luftërat në Siri.