Maqedoni
ARM: Grada për nënoficerë të parë dhe të përgjithshëm
23.12.2016 14:40
Gjeneral nënkoloneli Metodija Veliçkovski për herë të parë ka ndarë gradat për detyrën e nënoficerit të parë dhe të përgjithshëm në ARM...

Gjeneral nënkoloneli Metodija Veliçkovski për herë të parë ka ndarë gradat për detyrën e nënoficerit të parë dhe të përgjithshëm në ARM, në pajtim me Rregulloren për shenjë të vetme për përkatësi të Armatës së Republikës së Maqedonisë, uniformën, shenjat e gradave, gjinive dhe shërbimeve, gradat e njësive si dhe mënyrën dhe kushtet për bartjen e tyre.
Nënoficeri i përgjithshëm në ARM, Lupço Stojkov, ditën e sotme e vlerësoi si të veçantë për Korin e nënoficerëve, sepse për herë të parë në historinë e ARM-së është bërë emërimi i nënoficerëve të përgjithshëm dhe nënoficerëve të parë.
“Nënoficerët janë liderë në njësit e tyre dhe janë njerëzit më të përgjegjshëm për trajnimin dhe përgatitjen e njerëzve tanë në cilindo qoftë rol që do t’u jepet. Që të vendoset në gradën nënoficer, nënoficeri duhet të kryejë trajnimet për nënoficer që i zhvillojmë në vendet fqinje”,- deklaroi nënoficeri i përgjithshëm në ARM, Lupço Stojkov.
Kori i nënoficerëve në ARM dhe armatat e NATO¬-s janë veçanërisht të rëndësishëm. Me rolin e trajnerëve kompetentë, me karakteristika zhvillimore të liderëve dhe aftësive paraqet një nga shtyllat kryesore në kryerjen e trajnimit ushtarak. Armata e Maqedonisë për përgatitjen e nënoficerëve shfrytëzon akademinë për nënoficerë në ShBA dhe Kroaci.
GAZMEND REXHEPI
