Maqedoni

Qendra për kulturë dhe zhvillim: liderët të nisin bisedimet për një qeveri stabile

23.12.2016 15:24

Qendra maqedonase për kulturë dhe zhvillim ftoi drejtuesit e partive kryesore politike që të tejkalojnë kapriçot e tyre dhe të hapin bisedime...

Qendra maqedonase për kulturë dhe zhvillim ftoi drejtuesit e partive kryesore politike që të tejkalojnë kapriçot e tyre dhe të hapin bisedime thelbësore dhe produktive për formimin e qeverisë stabile.
 
Drejtuesi i kësaj qendre, Nellko Nellkovski, thotë se kriza dyvjeçare dhe rezultati zgjedhor flasin për ndarje të thellë të shoqërisë, kjo si pasojë e gabimeve nga e kaluara në ndërtimin e sistemit të përgjithshëm shoqëror.
 
“Qendra maqedonase për kulturë dhe zhvillim inkurajon drejtuesit e subjekteve kyçe politike të tejkalojnë situatat e tyre dhe të hapin biseda thelbësore, produktive dhe fer, të cilat do të rezultojnë me qeveri stabile, e cila do të bëjë përmirësim esencial të jetës së qytetarëve, do të krijojë atmosferë të paqes, entuziazmit shoqëror, miqësisë dhe zhvillim të qëndrueshëm”,- deklaroi kryetari i Qendrës për kulturë dhe zhvillim, Nellko Nellkovski.
 
Nellkovski gjithashtu pret për epilog pozitiv të rivotimit në Tearcë, që do të rezultojë me konstituimin e parlamentit.
 
“Presim që rivotimi në vendvotimin në Tearcë të kalojë në një atmosferë të qetë, demokratike dhe fer, me çka edhe zyrtarisht do të përfundojë procesi zgjedhor. Presim që deri në fund të vitit të konstituohet parlamenti dhe përfundimisht të fillojë procesi i zgjidhjes së krizës dyvjeçare”,- tha kryetari i Qendrës për kulturë dhe zhvillim, Nellko Nellkovski.
 
Këtë të diel pritet të rivotohet në vendvotimin 2011 në Tearcë, me vendim të Gjykatës Administrative, pas ankesave të LSDM-së për parregullsi zgjedhore.
 
MERAL ISMAILI