Maqedoni

Nxënësit e Sh. M. “Arseni Jovkov”, aktivitet humanitar në Çarshinë e Shkupit

23.12.2016 18:42

Nxënësit e Shkollës së Mesme “Arseni Jovkov” mbajtën aktivitet humanitar në Çarshinë e Vjetër të Shkupit...

Nxënësit e Shkollës së Mesme “Arseni Jovkov” mbajtën  aktivitet humanitar në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, me qëllim që t’u ndihmojnë nxënësve që kanë kushte më të vështira.
 
Nxënësit e kësaj shkolle edhe gjatë viteve të kaluara kanë mbajtur aktivitete të këtilla, mirëpo kësaj here në ambient më të frekuentuar, me qëllim të nxitjes së qytetarëve për bamirësi.
 
“Jemi përkrahës të kësaj ideje dhe do t’i përkrahim edhe në të ardhmen këto ide të mirëfillta të tyre, sepse qëllimin e kanë vetëm humanitar, për t’i ndihmuar nxënësit që kanë nevojë për mjete financiare ose materiale”,- u shpreh zëvendësdrejtori në Shkollën e mesme “Arseni Jovkov”, Nazmi Rrahmani.
 
“Kemi përgatitur secila klasë ushqime që  t’i shesim  dhe të hollat që do t’i mbledhim do t’i japim për nxënësit në nevojë, që është prej shkollës tonë”,- u shpreh nxënësja, Diellza Baftiu.
 
“Ne të gjithë kemi përgatitur ushqime tradicionale, që të mundemi më shumë t’i tërheqim konsumatorët, të mbledhim më shumë të holla për familjet me kushte më të vështira”,- theksoi një nxënëse.
 
“Po, shumë mirë është që t’u ndihmojmë, të jemi sa më humanitarë, të jemi bamirës”,- tha një nxënëse.
 
Nga kjo shkollë apelojnë deri tek nxënësit e shkollave të tjera që t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti dhe prej vitit të ardhshëm të bëhet traditë një javë humanitare për nxënësit në nevojë.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI