Maqedoni

Ipeshkvi Stojanov, mesazh me rastin e Krishtlindjeve

23.12.2016 19:05

Ipeshkvi i Shkupit dhe ekzarku apostolik në Maqedoni, Kiro Stojanov, dërgoi urim me rastin e Krishtlindjeve...

Ipeshkvi i Shkupit dhe ekzarku apostolik në Maqedoni, Kiro Stojanov, dërgoi urim me rastin e Krishtlindjeve, që pasnesër e festojnë qytetarët e Maqedonisë me besimi katolik. 
 
"E festojmë ditëlindjen e Jezu Krishtit si Birin e Perëndisë, por Ai sipas fshehtësisë së tij identifikohet me çdokënd, ndërsa para së gjithash me fëmijën e varfër, të pashpresë dhe të refuzuar. Shën Nënë Tereza na kujton se të duash njeriun nënkupton që ta ndihmosh atë që të shpëtojë. Të duhet i tillë, siç është, para së gjithash të duhet i varfëri dhe ai i cili është në margjinat e shoqërisë”,- deklaroi peshkopi, Kiro Stojanov.
 
Në urimin e tij gjithashtu shkruhet: “Dëshiroj që në këto festa Krishtlindjesh, të gjithë të keni një zemër të hapur dhe ndërgjegje të ndjeshme për nevojat e atyre që janë afër jush, që kanë të drejtë për dinjitet njerëzor, t'i ndihmoni. Në këtë mënyrë Jezusi përmes jush edhe në këtë Krishtlindje le të mishërohet, sepse dikë keni ndihmuar që të jetë dhe të mbetet njeri. Në një atmosferë të tillë le të bekohen Krishtlindjet".