Botë
Nishani në Turqi takon pjesëtarët e komunitetit shqiptar
23.12.2016 19:30
Presidenti shqiptar, Bujar Nishani, këtyre ditëve po qëndron në Turqi, ku përveç takimeve me kreun më të lartë të shtetit turk...

Presidenti shqiptar, Bujar Nishani, këtyre ditëve po qëndron në Turqi, ku përveç takimeve me kreun më të lartë të shtetit turk, ka takuar edhe pjesëtarë të komunitetin shqiptar.
Me këtë rast, Nishani e vlerësoi rolin e komunitetit shqiptar në Turqi për kontributin që ka dhënë për rimëkëmbjen ekonomiko-sociale të Shqipërisë pas ndryshimeve demokratike, për pavarësinë e Kosovës, si dhe përmirësimin e kushteve e të drejtave të shqiptarëve në rajonin e Ballkanit.
Gjithashtu, presidenti Nishani bëri homazhe edhe në varrin e atdhetarit të shquar, Sami Frashëri, ku vendosi një kurorë me lule me dedikim të posaçëm. Ndërsa Universiteti i Stambollit ka vlerësuar me titullin Doktor nderi presidentin e Shqipërisë.
LULJETA NDOKA
